“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe institucionet e drejtësisë, të prekshme”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”.
Kreu i qeverisë u shpreh se deri në momentin e anëtarësimit në BE, “kërcënimi: për ekzistencën e institucioneve të reja të drejtësisë, duhet të jetë një alarm i vazhdueshëm.
“Besoj që garantimi i pakthyeshmërisë të reformës në drejtësi është sfida e sfidave,. Në momentin që hyjmë në BE ky nuk është më alarm, por deri sa të hyjmë ky duhet të jetë alarm i vazhdueshëm që reforma të jetë e pakthyeshme dhe institucionet e reja që janë të përmirësueshme të jenë të paprekshme në kuptimin e ekzistencë së tyre, në kuptimin që asnjë forcë politike të mos kërcënojë zhbërjen apo përmbysjen. Ndaj është i rëndësishëm ky komision dhe është e rëndësishme që pakthyeshmëria të jetë një pikë kyçe e referimit tonë”, tha ai.