* Eksperti i shumicës, Sadushi: Do ta dorëzojmë draftin në komisionin ad hoc edhe pa opozitën

TIRANE- Tryeza e diskutimeve për Reformën në Drejtësi me sa duket nuk pati rezultatin e dëshiruar nga palët, pasi prishjes së konsensusit. Ekspertët e opozitës u larguan ditën e djeshme nga tryeza e diskutimeve, dhe nuk kanë qenë të pranishëm as sot. Duke folur për këtë proces, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, tha në studion e “News24”, se është me rëndësi që drafti të hartohet në mënyrë të përbashkët.

Sipas Alibeaj, ekspertët e mazhorancës e hartuan draftin pa opozitën, gjë që cënon procesin.

Alibeaj ka theksuar se “çdo opinion jashtë opinionit të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, nuk do të pranohet”.

“Ne kemi kërkuar një shumicë që i kalon 3/5 në mënyrë që të përjashtohet përfshirja substanciale e kësaj mazhorance. Një variant i tillë është 2/3. ne nuk duam që të politizohet ky proces. Kërkojmë që të zgjedhur të mos jenë nën ndikimin e politikës, të cilës më pas do të detyrohen t’i shërbejnë. Ne duam që të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias”, u shpreh Alibeaj.

Lidhur me këtë reformë, eksperti i shumicës Sadushi tha se tashmë drafti ka përfunduar dhe do t’i prezantohet komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.

“Drafti për reformën në drejtësi ka përfunduar. Jemi gati ta propozojmë në komisionin “ad hoc”. Do ta dorëzojmë draftin edhe pa opozitën”, tha Sadushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb