TIRANE – Në vijim të takimeve konsultative, u zhvillua edhe sot tryeza për ndryshimet kushtetuese, në kuadër të reformës në sistemim e drejtësisë. Të pranishëm ishin dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman dhe ai francez Bernard Fitousi.

Në fjalën e tij, ambasadori Hoffman tha se në Gjermani ka pritshmëri për një reformë të përkryer. Sipas tij, është e nevojshme që të kuptohet rëndësia e reformës në drejtësi. “Ka ankesa për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.”- tha zoti Hoffman.

Ndërkohë, ambasadori francez Fitousi kujtoi se reforma në drejtësi është një ndër prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Një ditë më parë, ambasadori grek Rokanas tha se Shqipëria s’ka alternativë tjetër veçse të miratojë reformën në drejtësi.

“Kjo reformë ka të bëjë me ju në radhë të parë, pastaj me Evropën. Nuk ka liri pa sigurinë e shtetit të së drejtës. Komisioni ad hoc ka bërë një punë shumë të mirë. E kjo vetëm për një vit, është një hap shumë i mirë përpara. Greqia do ta mbështesë këtë reformë dhe po e bëjmë. Nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të vazhdimit me këtë reformë”, – u shpreh Rokanas.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb