Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, njeherësh edhe ditën kur u inaugurua pallati i ri i drejtësisë, ku do të punojnë institucionet e reja dhe disa mesazhe të rëndësishme.

Ndërsa falënderoi vendet mike që mbështetën tre vite më parë miratimin e reformës në drejtësi, Gjonaj u shpreh se sot situata e drejtësisë shqiptare ka ndryshuar.

“Buxheti i qeverisë ishte tej mundësive por qeveria ishte e bindur se kjo është gjëja e duhur, se kjo ka një vlerë të shumëfishtë sot dhe nesër për fatin e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot sistemi i drejtësisë ka mbështetje të fuqishme, janë rritur pagat për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo godinë është pjesë e gjithë atij investimi që qeveria ka dhënë për reformën në drejtësi. Ky është një moment tepër i rëndësishëm. Luftës kundër korrupsionit pres t’i shtohet SPAK dhe BKH, është koha të bëjmë ndryshimin e kërkuar në hapjen e faqes së re për shtetin e së drejtës”,- tha ajo.

Ministrja shtoi se sot të gjithë bashkë munden ta kthejnë shpresën në drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: