TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi se Partia Socialiste hodhi poshtë skemën e ndjekur nga Komisioni i Venecias për miratimin e draftit për Reformën në Drejtësi.

Gjatë një takimi me ekspertët e kësaj reforme, Halimi pohoi se PS synon kapjen e sistemit të drejtësisë, ndërsa debatet e opozitës konsistojnë tek kjo shmangie.

“Dy javë më parë, nga jo sallë pohuam se mbështesnim draftin dhe se ai dihet të kalonte përmes një dialogu të sinqertë. Dhe se konsensusi duhet të ishin të gjitha rekomandimet e Venecias. Por çfarë ndodhi? Një ditë kur ishim këtu, PS dhe anëtarët e saj hartuan një draft, në arrogancë të plotë, që hidhte poshtë skemën e ndërtimit institucional. Partnerët ndërkombëtar i falënderoj dhe ata bënë të mundur që ekspertët e Ramës të tërhiqnin draftin dhe të mbështesnin punë për bashkëpunim dhe me opozitën. Kur ekspertët janë ulur për të diskutuar mbi draftin e Venecias, ekspertët ishin 11, nga PD dhe PS. Kryesore mbi të gjitha është kapja pulitke.”, tha Halimi.

Ndër të tjera, Halimi pohoi se opozita kërkon që kjo pikë të miratohet me një shumicë votash më shumë se 84, që mazhoranca i ka si përfaqësues në Parlament.

“Kush do ti emëroj ata të do kontrollojnë dhe promovojnë gjyqtarët e prokurorët? Kjo ka qenë pika e debatit. Këta njerëz nuk duhen të jenë njerëz që emërohen nga kryeministri, qoftë kur emrin e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha. Emërimet duhet të behën me një shumicë në parlament. Situata në Parlament është që ka një shumicë mbi 84 votash. Pra këta njerëz duhet ti zgjedh një numër më i madh i votash.”, -pohoi deputeti i djathtë.

Eduard Halimi tha se pika që ndan ekspertët e PD-së me ata të mazhorancës është zgjedhja me 84 e anëtarëve të komisionit të pavarur të verifikimit, të cilët do marrin në provë më pas të gjithë gjyqtarët, inspektorët e ILDKP, Prokurorin e Përgjithshëm, etj.

“Çfarë ndodh nëse kryeministri emëron me 84 vota gjithë skemën e organizimit të drejtësisë, me 84 vota anëtarët e komisionit të pavarur të verifikimit, ata fusin në provë të gjithë gjyqtarët, të gjithë inspektorët e ILDKP, në draftin e njëanshëm. Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e këshillit të emërimeve. Janë 8 institucione që krijojnë oktapod të vërtetë për kapjen e drejtësisë. Për draftin e hartuar në mënyrë të njëanshme erdhi zgjidhja racionale nga ekspertët ndërkombëtarë, që zgjedhja e të gjtihë kupolës të mos bëhet me 84 vota por me shumicë tjetër, me 2/3 për të pamundësuar kryeministrin të kapë, apo emërojë gjithë sistemin. Ekspertët kanë rënë paraprakisht dakord, të nesërmen ata të mazhorancës patën konsultë me Ramën dhe thanë që skemën nuk e prishin, pra kërkonin zgjedhjen me 84 vota. Kjo është pika që ka ndarë ekspertët, bashkë me 10 pika të tjëerta që do i trajtojmë me ju”,- sqaroi më tej Halimi.

ENKELEJD ALIBEAJ
Enkelejd Alibeaj theksoi se detyrimi i vetëm që kishin ekspertët e PD-së për reformën në drejtësi, ishte eksplorimi i të gjitha zgjidhjeve, bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias. Alibeaj tha se sipas draftit të njëanshëm, që do t’i dërgohet Komisionit të Venecias, funksionarët do të çimentohen me 3/5 e votave që kontrollohen nga kjo mazhorancë.

“Detyrimi i vetëm që kishim si ekspertë ishte detyrimi që buron nga opinioni i Komisionit të Venecias. Detyrimi ynë ishte që brenda kufijve që përcaktonte ky dokument, të eksploronim të gjitha zgjidhjet, bazuar në opinionin e Venecias.

Sipas draftit përfundimtar të bërë tashmë në mënyrë të njëanshme, rezulton se funksionarë që çimentohen me 3/5 që kontrollohen nga kjo maxhorancë.”- tha Alibeaj.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: