TIRANE- Deputeti i PD-së Eduard Halimi në një deklaratë për media pas miratimit të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, thotë se në këtë deklaratë Venecia ka cilësuar legjitime shqetësimet e opozitës për kapje politike.

“Sot Komisioni i Venecias ka miratuar draftin e Opinionit të shpërndarë pak kohë më parë. Falenderim i jashtëzakonshëm për profesionalizmin, paanesinë dhe parimet themelore që përshkruan bashkëpunimin gjatë këtyre muajve me Komisionin të Venecias. Falenderim eksperteve të PD për përkushtimin dhe profesionalizmin që përshkroi gjithë këtë proces. Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike, dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”,- tha Halimi.

Më tej ai shtoi se: “Ndihemi të inkurajuar që çështjet e ngritura në shtator 2015 nga opozita, të ringritura në Janar e Shkurt 2016, janë cilësuar si legjitime dhe i janë lënë marrëveshjes politike për tu dakordësuar. Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha çështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: