Analistë dhe politikanë të ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me fjalët e Fatmir Xhafajt, i cili ka deklaruar se “reforma në drejtësi po merr goditje nga të gjitha anët”.


Analisti Vasjari deklaroi se konstatimi i Xhafajt ka arsye të qenësishme të jetë i vërtetë, kurse Ralf Gjoni tha se bie dakord em konstatimin e z.Xhafajt, se reforma në drejtësi nuk dëshirohet nga shumë kahe politike.


Arjan Vasjari: Konstatimi i Xhafajt se reforma në drejtësi po goditet reflekton një dyshim të arsyeshëm në lidhje më një lloj dëshire, diku më pak e diku më shumë të të gjithë palëve politike për të mos avancuar reformën. Unë jam i bindur se maxhoranca nuk e ka administruar jo mirë të gjithë këtë proces. Unë mendoj se në asnjë rast nuk mund të ishim në këtë kolaps e nuk shikoj dritë në fund të tunelit.


Ralf Gjoni: Unë jam dakord me z. Xhafaj. Siç e dimë, forcat kryesore politike në vend janë të interesuara thellësisht për sabotimin e ngritjes së institucioneve për të mbështetur reformën në drejtësi. Unë besoj se djalli fshihet në detaje. Edhe te SPAK e BKH do të ketë ndërhyrje të paprecedente gjatë javë në vazhdim sepse asnjë nga palët politike që reforma në drejtësi të funksionojë reforma në drejtësi sipas amerikanëve.

Ulsi Manja: Reforma në drejtësi ka pasur kundërshtarët e saj që në ditën e parë, kurse një pjesë vazhdojnë të punojnë nën rrogoz. Kjo sepse është një reformë në drejtësi e madhe, që ka reformuar drejtësinë në vend. Suksesi i reformës është se ne si PS kemi bashkëpunuar me partnerët amerikanë e me institucionet e BE.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb