TIRANE-Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka drejtuar ditën e sotme një letër falenderimi për angazhimin e Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias, Këshilli i Evropës, z. Gianni Buquicchio.

Meta shprehet në letër se, rekomandimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet në drejtësi.

“Më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias për Reformën e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, shprehet Meta.
Duke vlerësuar gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të dhënë ndihmën e tij për Shqipërisë, kreu i KUvendit thekson se reforma në drejtësi do të jetë cilësore dhe që do t’u përgjigjet nevojës që ka shoqëria shqiptare për reformimin e sistemit të drejtësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb