Nga: Elda Menga*

TIRANE- Në një kohë kur ekspertët e djathtë po punojnë mbi strategjinë dhe planin e veprimit të reformës në drejtësi, mazhoranca ka kaluar në një fazë tjetër të punës, atë të hartimit paraprak të projekligjeve të reformës në kuadër të së cilave pritet edhe ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit.

Për hartimin e ligjeve do ngrihet një grup ku bën pjesë një ekspert vendas dhe një i huaj një garanci më shumë për opozitën. Komisioni ka menduar edhe për koston buxhetore, e cila do të përdoret për implementimin e reformës së financuar nga Bashkimi Europian. News24 ka mësuar se Komisioni i Posaçëm parlamentar vijon marrjen e vlerësimeve, për këtë qëllim plani i veprimit dhe strategjia e hartuar i është vënë në dispozicion 1000 përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb