Në këtë fazë, përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor, konsultimi publik synon përthithjen e mendimeve dhe të sugjerimeve nga aktorë të sistemit të drejtësisë, profesionistë të fushës, nga përfaqësues të botës akademike, të grupeve të interesit, etj.

Mendimet dhe sugjerimet e dhëna do të merren në shqyrtim nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë vendas e të huaj dhe në vlerësimin e  tyre, do të reflektohen në dokumentin për ndryshimet kushtetuese.

Parimet e gjithëpërfshirjes, transparencës dhe profesionalizmit do të vazhdojnë të udhëheqin zhvillimin e këtij procesi, me qëllim për të përmbushur objektivat dhe pritshmërinë e lartë të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë ndaj kësaj reforme.

Në kuadër të konsultimeve për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, zyra e shtypit e Kuvendit njofton se ditën e premte, më datë 13 nëntor ora 15:00 në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, do të zhvillohet Konsultimi publik për “Pushtetin Gjyqësor”.

Pjesëmarrës në këtë takim janë gjyqtarë, grupet e interesit, avokatë, pedagogë të së drejtës të universiteteve publike dhe private, shoqëri civile, institucione të fushës, grupet parlamentare, etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb