TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, ai pohon se shefi i qeverisë është tutori politik, i cili me veprimet e tij po asgjëson reformën në drejtësi.

Sipas Vasilit, sot reforma në drejtësi ndodhet në pikën e vdekjes, ndërsa përgjegjësitë ia faturon të gjitha shefit të qeverisë.

Postimi i plotë:

“Kryeministri tutori politik i asgjesimit te reformes ne drejtesi. Sot reforma ne drejtesi eshte ne pike te vdekur. Moralisht te gjithe shqiptaret perjetojne shembjen perdhe te nje dogme,te nje mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrembimit e te kapjes se drejtesise nga kryeministri.

Sot kryeministri jep vete vendimin per ish ministrin e proceduar per trafik droge dhe e shpall te pafajshem pa folur gjykatat dhe i shpall se te gjithe duhet ti kerkojne falje atij. Sot vete kryeministri ben gjoja ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i jep urdherin drejtesise se ku do ece.

Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite per fajet penale te tij,si thirrja policise, qe te punonte per votat e rilindjes.Sot nderkombetaret vetem per force zakoni thone ndonje fjale parafabrikat burokratik per reformen ne drejtesi,pasi e kuptojne qe qorrsokaku i saj eshte pa kthim.

Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjesimin e drejtesise, qe Shqiperia nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjd here,as ne kohe pushtimesh apo kthesash te forta politiko shoqerore. Shqiperia kishte dje nje drejtesi me probleme ndersa sot nuk ka fare drejtesi,as si institucione,as si fryme dhe as si ndihme e zgjidhje per qytetaret.

Eshte nje faj shume i rende i paramenduar dhe i pafalshem i kryeministrit si tutori i zhberjes sistemike te drejtesise. Fillimi i gjykimit te kryeministrit duhet nga zhberja e drejtesise dhe ketu 92% e shqiptareve qe besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpesisht jane te gjithe te nje mendjeje”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb