TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me kritikat ndaj kryeministrit, Edi Rama. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Vasili shkruan se  Rama ka kapur reformën në drejtësi përmes Sorosit.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, shkruan se drejtësia është shkatërruar, për të ndërtuar një tjetër që mbron trafikantet, kriminelët dhe të korruptuarit e Ramës.

Ndërkaq ai në postim, vë në dukje se reforma ka urrejtjen e gjithë shqiptarëve tashmë.

Postimi i Petrit Vasilit

Sorros si instrument dhe alibi per kapjen e reformes ne drejtesi nga Edi Rama. Judicial Ëatch shprehet qarte per kapjen dhe degradimin total e te qellimshem te reformes ne drejtesi. Iluzioni i reformes ne drejtesi u fik perfundimisht. Instalimi i nje drejtesie shume me te keqe,shume me te kapur dhe shume me te padrejte se e meparshmja eshte fakt i pakundershtueshem.

Drejtesia u shkaterrua per te ndertuar drejtesine qe mbron trafikantet,kriminelet dhe te korruptuarit e Edi Rames. Kjo eshte drejtesi e kriminalizuar ashtu si dhe qeveria. Ekzaltimi paranojak per gjoja ndihmen e “madhe” qe gjoja Sorros kishte dhene per reformen ne drejtesi ishte sepse Sorrosi sherbeu si instrument dhe alibi per kapjen e drejtesise nga Rama.

Duartrokitjeve per reformen ne drejtesi te binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e te gjithe shqiptareve per keta te dy,qe ndertuan nje drejtesi te zeze kunder qytetareve te thjeshte

Citimi i Ëilliam F. Marshall te Judicial Ëhatch per Shqiperine, reformen ne drejtesi, Sorros dhe Ramen:

“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi
Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe raportit te transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros…

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb