Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi emrat e rinj të drejtuesve në 12 qarqet e vendit të dalë nga konkursi i organizuar nga dikasteri që ai drejton.

“Sot përmbyllet një tjetër fazë bazuar në reformën më të re për emërimin e drejtuesve të policisë në qarqe. Kemi 12 drejtues të rinj të dalë nga ponkursi ku morën pjesë 43 konkurrentë”, tha ministri Hoxha duke iu lënë porosi për zbatimin e detyrës.

Struktura drejtuese e Policisë së Shtetit në qarqe është rinovuar totalisht, ndërsa vetëm një nga drejtuesit “e vjetër” i ka mbijetuar reformës. Skënder Hitaj nga drejtor i Policisë në Qarkun e Durrësit tanimë do të ushtrojë detyrën në një tjetër Qark, atë të Fierit.

Drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqe:

Drejtor i Policisë së Tiranes  –  Elton Alushi

Drejtor i Policisë së Durrësit  –  Vilson Bala

Drejtor i Policisë së Fierit  –  Skënder Hitaj

Drejtor i Policisë Elbasan  –  Fatmir Hoxha

Drejtor i Policisë Shkodër  –  Fatmir Lleshaj

Drejtor i Policisë Korçë  –  Erion Ahmeti

Drejtor i Policisë Vlorë  –  Elidon Çela

Drejtor i Policisë Lezhë   –  Altin Mena

Drejtor i Policisë Gjirokastër  –  Altin Merizaj

Drejtor i Policisë Berat  –  Luigj Vathi

Drejtor i Policisë Kukës  –  Gentian Berberi

Drejtor i Policisë Dibër  –  Artion Duka

Drejtuesit që u larguan

Qarku Tiranë – Tonin Vocaj

Qarku Shkodër – Edmond Sulaj

Qarku Elbasan – Ilir Proda (Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit)

Qarku Vlorë – Ermal Muçaj

Qarku Durrës – Skënder Hitaj

Qarku Korçë – Gjovalin Loka

Qarku Gjirokastër – Ardian Çipa

Qarku Berat – Kastriot Skënderi

Qarku Kukës – Artan Bajraktari

Qarku Dibër – Dhimitraq Ziu

Qarku Lezhë – Alfred Elezi

Qarku Fier – Lorenc Panganika

Hoxha tha se reforma në Policinë e Shtetit synon të garantojë më shuëm siguri për qytetarët.

“Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë. Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb