TIRANE- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ka folur sot lidhur me reformën zgjedhore, duke u ndalur tek listat e hapura. Duke i cilësuar këto lista të papërshtatshme, ministri Çuçi tha se ato sjellin konflikt brenda partisë.

Ministri tha se listat e hapura komplikojnë përfundimin e rezultateve, por ndërkaq theksoi edhe qëndrimin e partisë tjetër të koalicionit, duke u shprehur se “LSI është pro propozimeve për listat e hapura”.

“Listat e hapura janë të papërshtatshme për procesin zgjedhor në vendin tonë, pasi sjellin konflikt brenda partisë. Lista të kësaj natyre nuk janë një zgjidhje e mençur, komplikojnë përfundimin e rezultateve. Listat e hapura po shmangen dhe në vendet e rajonit. LSI është pro propozimeve për listat e hapura”, tha ministri Çuçi.

Diskutimet për reformën zgjedhore po vijojnë, ndërsa në një tryezë të organizuar disa ditë më parë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, u ulën bashkë Rama, Meta dhe Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb