Gerta Meta, Shoqata për Kulturë Demokratike, në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për reformën zgjedhore tha se ka një lloj indiferentizmin nga grupi i dialogut lidhur me mënyrën se si do të procedohej për realizimin e saj.

Meta tha se palët ose grupi i dialogut nuk arriti që brenda afatit, pra më 1 korrik, të kishim një dokument publik lidhur me reformën zgjedhore.

Ajo tha se ka një mungesë dëshire apo vullneti nga palët, që duket se kanë marrë peng procesin e reformës zgjedhore.

“Deri në 15 nëntor është afati i fundit që Presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet e 2025, ndërsa ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë apo se çfarë do të bien dakort palët. Nga ajo që shihet është se vota e diasporës mund të jetë diçka e realizueshme, por nisur nga apeli që bën KQZ, sërisht mund të ketë një risk, pra që edhe kjo pikë të mos arrihet.

Oferta që partitë politike e sollën si një premtim nga 2021, pa e konsultuar me grupet e interesit, nuk pyetën njeri, as bën ndonjë diskutim të hapur, e kanë shkruar edhe në Kodin Zgjedhor, të drejtën e votës së diasporës. Por shikojmë se ka kushte, del opozita dhe thotë se mazhoranca ka këto kushte, ose anasjelltas”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb