TIRANË

Drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë, me praninë edhe të ndërkombëtarëve. Si Gjiknuri edhe Hajdari, kanë vënë theksin te bashkëpunimi mes palëve për të arritur një sistem zgjedhor, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij, Gjiknuri kërkoi edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, në mënyrë që kjo reformë të arrihet sa më parë.

“Uroj të krijojmë një klimë të mirë bashkëpunimi. Bashkë kemi mundur, kur ishim në opozitë, të bisedojmë, të gjejmë marrëveshjet e duhura dhe të kalojmë reforma konsensuale. Zgjedhjet këtë vit kanë përmirësime. Me kimën e mirë të bashkëpunimin do kemi mundësi të kemi produktin më të mirë. Kërkoj mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre që janë këtu për të na mbështetur qoftë me një kontribut modest. OSBE e ka deklaruar se është e gatshme të ofrojë asistencë, ne e mirëpresim. Presim dhe donatorët e tjerë për bashkëpunim dhe mbështetje”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Rudina Hajdari vuri theksin te një sistem i ri zgjedhje, duke deklaruar se sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria.

“Ndaj opinion të ndryshëm nga Gjiknuri, por kjo nuk do të thotë që nuk do bashkëpunojmë, pasi jemi këtu për një arsye të vetme, ndryshimi i sistemit politik. Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. Kjo reformë kërkon vullnet të gjerë politik. Në këto tri dekada komisionet nuk  kanë prodhuar reforma të mira. Duke marrë parasysh sfidën e madhe që kemi përpara, fakti që jemi ulur këtu tregon se ka një konsensus të gjerë për diskutim për ndryshimin aktual të sistemit.

Zgjedhjet kanë qenë problematike dhe janë përdorur shumë nga partitë e mëdha, dhe sistemi aktual ka qenë gracka e kësaj, duke mos i dhënë prioritet popullit.
Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar. Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës.

Ne do të bazohemi në tri pika kryesore. Ne duhet të gjejmë një sistem që nuk është i kapur nga partitë politike, që ua zvogëlon atyre mundësinë për të qenë pronarët e tyre dhe ju jep mundësi përfaqësuesve të jenë të zgjedhur nga populli.
Zgjedhja e opozitës jashtë për të mos qenë pjesë e këtij komisioni nuk na pengon të garantojmë votën e lirë e të ndershme për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb