TIRANE

Bashkëkryeari i komisionit të reformës zgjedhore deklaron se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në komision. Deklarata u bë nga vete ish ministri Gjiknuri përmes një prononcimi për mediat.

Jam i gatshem të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin” u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se për rishikimin e pozicionit të tij në komisionin e reformës zgjedhore, do të diskutojë me kryetarin e partisë socialiste.

“Më herët kam pasur kritika edhe nga PS sepse kam dashur që PD të ishte pjese e komisionit të reformes zgjedhore” – theksoi ndër të tjera Gjiknuri.

“Është hera e parë në politikë, që kushtëzohet interlokutori. nuk ka asnjë akuzë penale ndaj meje, gjithçka është akuzë politikë sic cdo politikan. nëse është kushti i vetëm dhe ata njohin komisionin e reformës zgjedhore unë jam i gatshëm të ofroj një zgjidhje, pasi të komunikoj me kreun e partisë. Nuk mund të plotësosh kushte pa bërë veprimet e tua. Ata të vijnë të kontribuojnë, unë kam qenë ai që kam gjetur kompromise me opozitën. ka qenë ideja ime personale, ku kam thënë që PD të ketë një vend në komision. Nuk kam asnjë merak, por është absurde të kushtëzosh palën tjetër në negociata.” u shpreh ai.

Ftesës publike për dialog për reformën zgjedhore të kryeministrit Edi Rama, opozita iu përgjigj dje se reforma nuk mund të bëhet me Damian Gjiknurin, i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e dosjes “184”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb