TIRANE- Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nëpërmjet kryetarit Petrit Vasili në kuadër të reformës zgjedhore ka propozuar disa ndërhyrje në kodin zgjedhor.

Në draftin e dërguar pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, LSI-ja propozon forcim të ndëshkimit për këdo që shet apo blen votën, po ashtu edhe për fotografimin e saj.

Duke u ndalur tek fotografimi i votës LSI-ja shton se nëse një gjë e tillë konstatohet gjatë zgjedhjeve të ardhshme duhet të cilësohet si kundravajtje penale.

Ndër të tjera LSI-ja kërkon që partitë të konkurrojnë me lista të hapura dhe të bëhet transparenca financiare e partive.

Një tjetër propozim i LSI-së ishte edhe përshpejtimi i nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve. Po ashtu grupi i LSI-së propozon edhe heqjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si shkallë e parë që merr në shqyrtim ankesat zgjedhore.

Sakaq LSI kërkon që edhe lista e zgjedhësve të hartohet për çdo qendër votimi.

ELDA FOTO 3

ELDA FOTO 2

ELDA FOTO 1

EDLA 1

elda foto

elda foto1

elda foto2

elda foto3
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb