TIRANE

Në përfundim të mbledhjes së grupit të punës së opozitës, ish deputetja e LSI-së Silva Caka u shpreh se opozita e bashkuar mbetet e angazhuar për një reformë zgjedhore që do t’i shërbejë qytetarëve.

“E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë. Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi.

Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauzes dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë.” -u shpreh Caka në një prononcim për mediat.

Në këtë takim nga radhët e LSI ishin të pranishëm gjithashtu edhe Ilirjan Muho dhe Muharrem Çakaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb