TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson të papranueshme ftesën e kryeministrit Edi Rama për opozitën për reformën zgjedhore për sa kohë sipas tij është një parlament monist.

Në një status në “Facebook” Manjani shkruan se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar por së pari vendi ka nevojë për një parlament pluralist.

POSTIMI I MANJANIT
Reformë zgjedhore pa Parlament pluralist nuk mund të ketë!
Ligjërimi i Ramës që fton opozitën “të bëjë reformë zgjedhore”, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e PAPRANUESHME!
Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën.
I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar.
Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.
Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj.
Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme!
Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend:
Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare. Kaq! Të tjerat janë kot!

Manjani Fb
Manjani Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb