TIRANE- Në një prononcim për mediat, bashkëkryetari i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore, ndërsa mazhoranca do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë.
Bledi Çuçi u shpreh se drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra për reformën zgjedhore.
“Opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore. Javën e ardhshme prezantojmë draftin tonë për reformën që do i dorëzohet të gjitha partive politike. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra me kontributin e ekspertëve gjermanë. Opozita ka bojkotuar komisionin, por shpresojmë t’i bashkohet”- ka thënë Çuçi.
(d.d/BalkanWeb)