Ministri i Financave Petrit Malaj në një konferencë për mediat u shpreh se reforma në sistemin e pagave që nisi në 2013 dhe vazhdoi edhe në 2024, sot konsiderohet një objektiv i arritur dhe i përmbushur nga qeveria”.
Sipas tij kjo reformë e rritjes së pagave në sektorin publik pati në efekt financiar në 40 miliardë lekë ose 400 milionë euro.
Ministri theksoi se paga mesatare bruto në sektorin publik, në tremujorin e tretë 2024, arriti në rreth 986 euro, pra rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë konferencës për mediat, Malaj pagat në sektorin privat rregullohen nga kodi i punës dhe nuk mund të ketë ndërhyrje nga shteti për këtë.
Malaj foli mes të tjerash edhe në lidhje me bonusin e pranverës, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Kuvendm, në seancë ku u diskutua buxheti 2025.
Ministri sqaroi se rishikimi do të bëhet brenda dhjetorit.
“Rishikimi do të bëhet brenda këtij muaj. Do të kemi të dhëna të tjera për aksionin kundër informalitetit”, tha ai.
(BalkanWeb)