Prezantohet Rregullorja e Re e Inspektoratit Qendror për Përcaktimin e Procedurës së Inspektimeve. Në fjalën e saj Zëvendëskryeministrja Senida Mesi nënvizoi faktin se kjo rregullore

ka për qëllim kryesor standardizimin e proceseve të inspektimeve nga inspektoratet e ndryshme, digjitalizimin e tyre, si dhe kryerjen e inspektimeve të bazuara në rrezik

Në vijim zv/kryeministrja Mesi u ndal tek reforma në inspektorate, duke e vendosur atë në spektrin e gjerë të reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga qeveria.

“Falë kësaj, ne synojmë të rrisim performancën e administratës publike, të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarit e biznesit, si dhe të ulim korrupsionin e rrjedhimisht të rrisim besimin e publikut”, nënvizoi ndër të tjera Zëvendëskryeministrja Mesi.

Znj. Mesi kërkoi gjithashtu mbështetjen e biznesit në denoncimin e çdo praktike korruptive që cenon apo pengon zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm gjithashtu Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari dhe kryetarë e përfaqësues të dhomave të biznesit vendas e të huaj.

(BalkanWeb) 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb