AUSTRI – Austria ka vendosur të anulojë përkohësisht “Shengenin”, duke rikthyer kontrollet në kufi, për të gjithë personat që futen në Austri.

Lajmi është bërë i ditur nga kancelari Werner Faymann, në një intervistë për gazetën “Österreich”.

“Saktësisht siç po bën Gjermania, vendosëm të shtojmë kontrollet në kufijtë tanë dhe të bëjmë riatdhesime. Kushdo që do të vijë në Austri do të kontrollohet. Kush nuk ka të drejtë të kërkojë azil, do të kthehet mbrapsht.”- tha kancelari Faymann.

Ndërkohë, Zvicra dhe Danimarka kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të kontrolluar fluksin e refugjatëve. Autoritetet zvicerane dhe daneze kërkojnë që refugjatët të depozitojnë një shumë prej 9 mijë eurosh, për të paguar shpenzimet e akomodimit të tyre në këto shtete.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: