GJERMANI- Rreth 200 refugjatë kosovarë që cilët strehohen në një qendër azilkërkuesish në qytetin gjerman Münster, kanë protestuar ditën e sotme kundër dëbimit të tyre. Për të mbajtur nën kontroll situatën në këtë qytet, gjatë protestës janë mobilizuar rreth 100 policë. Por, çdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pa probleme.

Në pankartat që mbanin në duar, refugjatët kosovarë shkruanin: “Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë”.

Mobilizimi kaq i madh i policisë ishte bërë nga shkaku se ishte planifikuar që sot,

Për ditën e sotme ishte parashikuar që refugjatët nga Kosova të transportoheshin me autobusë në një qendër tjetër strehimi në NRW dhe prej atje të përgatiteshin për kthim të detyruar në Kosovë.

Pas disa orë protestë, refugjatët kosovarë u shpërndanë në qetësi, pasi një zëdhënës i qeverisë rreth orës 10:00 i ka siguruar ata se transportimi nuk do të bëhej këtë të mërkurë, transmeton “albinfo.ch”. Por, është paralajmëruar një tjetër tubim, i quajtur “piknik shkollor”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb