E ftuar në studion e News24, zv/presidentja e PL, Erisa Xhixho komentoi vendimin e Gjykatës për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë. Xhixho u shpreh se kjo marrëveshje nuk ishte transparente që në prezantimin që iu bë.

Ndërkohë që nuk mund të gjejmë asnjë përfitim, tha Xhixho, që mund të ketë Shqipëria nga ky pakt.

“Ne kemi qenë kundër kësaj marrëveshje jo transparente, kërkuam informacion por çështja thjesht u zbatua nuk u diskutua thuajse fare dhe tani shohim që ajo që e goditi këtë marrëveshje ishte Gjykata e Romës“, tha Xhixho.

Erisa Xhixho:

Ne  e kemi kundërshtuar sepse kjo marrëveshja cenon dhe ka shkelje të renda ligjore sa i takon edhe ligjeve e konventave. Rama erdhi dhe thjesht e shpalosi këtë marrëveshje pa pasur asnjë transparencë, së pari duhej sqaruar se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo marrëveshje. Asgjë, ne thjesht na shtohet një problem që nuk na takon të merremi. Interesi ka qenë personal i Edi Rams i cili e trajton Shqipërinë për interesa personale dhe jo si vendin e Shqiptarëve.

E kundërshtuam që në krye të herës. E dërguam në Gjykatën Kushtetuese sepse marrëveshja ka probleme të rënda ligjore. 5 gjyqtarë Kushtetues ishin pro marrëveshjes dhe 4 ishin kundër. Shqipëria nuk përfiton asgjë, dëmtohet në imazh. Marrëveshja ka probleme që lidhen me sovranitetin, cenohet e drejta e emigrantëve, siç po del edhe nga vendimi i Gjykatës së Romës dhe GJEDNJ. Brukseli thotë se nuk është model europian. I vetmi që ka përfituar në mënyrë personale ka qenë kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: