Qindra refugjatë në kampin e Idomenit kanë tentuar të kalojnë sot gardhin që ndan Maqedoninë me Greqinë, në përpjekje për të ikur në drejtim të Evropës.


Mësohet se policia maqedonase ka përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur refugjatët, të cilët janë përgjigjur me gurë.


Përleshjet kanë nisur pasi një turmë prej 500 njerëzish ka reaguar ndaj zërave se kufiri do të hapej.


Pasi përpjekjet e tyre u penguan nga policia e Maqedonisë, rreth 100 emigrantë, përfshirë fëmijë, tentuan të kapërcenin gardhin.

Mbi 11200 njerëz të bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë që prej shkurtit.

/e.g./BalkanWeb)