TIRANE

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, Bushati tha se presidenti ka detyrimin t’i tregojë shqiptarëve arsyet për mosdekretimin.

Sipas Bushatit, veprimi i Presidentit është politik dhe se ai synon t’i ngrejë një barrikadë Edi Ramës.

Kjo nuk është cështje që zgjidhet me dyer të mbyllura. Presidenti ka detyrimin ti tregojë shqiptarëve arsyet. Unë mendoj se kjo është një lëvizje politike. Në fakt Meta na ka thënë arsye. Ai ka thënë, unë nuk do lejoj të ketë më sekretar të parë në Shqipëri, pra një Enver Hoxhë të dytë. Po të shohësh ecurinë si ka vepruar Meta, edhe mungesën e shpjegimeve, edhe kërkesat që u ka çuar institucioneve, ka patur vullnet për ta rrëzuar Sandër Lleshin. Ky është vullnet politik.

Kur një president, është atje si përfaqësues i një fryme opozitare, Lulit dhe bashkëshortes së tij, mendon se Rama po shkatërron Shqipërinë, po vjedh zgjedhjet me përgjimet që keni nxjerrë ju me Dakon, a duhet një president, të përdorë mjete të ligjshme dhe të paligjshme për të frenuar pushtetin e Edi Ramës? Ti kërkosh të bëjë engjëllin në një shpellë djajsh, është ta marrësh për kukull. I takon të përdorë cdo mjet të mundshëm obstruksioni që ka në dorë, për t’i ngritur barrikadë Edi Ramës”, u shpreh Bushati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: