TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për refuzimin e negociatave për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Opinion”, shefi i qeverisë pohoi se vetëm dy vende kanë qenë kundër hapjes së negociatave dhe ato janë Hollanda dhe Franca.


Ai tha se Shqipërisë nuk iu hapen negociatat me Bashkimin Europian, pasi Franca dhe Gjermania kanë përplasje qasjesh për zgjerimin. Kryeministri shtoi se çështja e azilkërkuesve shqiptarë që ngriti Macron, është “lojë bishtash” që do përdoret prej tij për politikë të brendshme në Francë.


“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër si Holanda dhe Franca, asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë vendesh pro, por pa kushte. Gjermania ishte pro, por me disa kushte. Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin po pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion që nuk ka asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo me Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër më qasjen gjermane. Presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishta me azil janë për audiencën në Francë dhe nuk ka lidhje fare me procesin e negociatave”-tha mes tjerash Rama.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: