Gjatë intervistës së saj në emisionin “Java” të Lorenc Vangjelit Monika Kryemadhi komentoi edhe debatin e fundit mes Ramës e Berishës, se këtij të fundi i ishte refuzuar viza për në SHBA.

“Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin. E ca do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep (I thotë Lorenc Vangjelit) Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane. Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë në. Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të media e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë. Në fund të ditës ky është sistemi që të del për zot ty. Nuk është individi dhe një nga problemet që ka pasur politika shqiptare është që ne kemi bërë shtetin në bazë të individit. SHiko SHBA. Çfarëdo që ndodh, Presidenti është President, me sjelljen e tij nga më të ndryshmet, ama shteti është shtet, institucioni është institucion””, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësinë e njerëzve për të përballuar jetesën tregoi se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por tregoi se kishte frikë se askush nuk do kujdesej për të kur të plakej.

“Këtu është çështja e një sistemi, i cili duhet ndërtuar për të gjithë. Sot jemi të gjithë të rinj, mund të kemi para mund të kemi edhe pushtet. Unë do të dal nga studioja juaj dhe më pret makina, kam shoferin dhe shkoj në shtëpi. Kur të jem plakë  80 vjeç s’do të kem fuqi. Kush do më vizitojë? Do të më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë se nuk do të këtë njëri që do më shikojë, sepse do mungojë sistemi.Në fund të ditës ky është sistemi që të del për zot ty. Nuk është individi DHe një nga problemet që ka pasur politika shqiptare është që ne kemi bërë shtetin në bazë të individit. SHiko SHBA. Çfarëdo që ndodh, Presidenti është President, me sjelljen e tij nga më të ndryshmet, ama shteti është shtet, institucioni është institucion”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Ndër të tjera zonja Kryemadhi komentoi edhe protestën e 16 shkurtit dhe tregoi arsyet pse shqiptarët duhet t’i bashkohen asaj.

“Së pari, unë mendoj që protesta e opozitës është e vonuar, sepse janë shqiptarët ata që presin më shumë nga opozita dhe për hir të së vërtetës kanë të drejtë, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat kjo opozitë punon dhe po të bëjmë një Zapping në të gjithë televizionet shqiptare dhe po të shohim edhe gjithë portalet, politika nuk analizon kush janë shkaktarët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, e rritjes së taksave, rritjes së papunësisë, rritjes së çmimeve dhe asnjë nga ne nuk gjen kush është shkaku. Duam apo s’duam ka krijuar një lloj ambienti acid në aspektin e kësaj që njerëzit thonë: Po çfarë do bëjë opozita më datë 16? Njerëzit nuk duhet të dalin në datë 16 as për Lul Bashën, as për Monikën, as për Fatmir Mediun, as për Agron Dukën, as për Dashamir Shehin, as për Nard Ndokën apo Vangjel Dulen, por në radhë të parë ata duhet të dalin për veten e tyre në protestë. Sepse shqiptarët sot çmimin e energjisë elektrike e kanë më të shtrenjtë, çmimin e bukës e kanë më të shtrenjtë, taksat e kanë më të larta. Njerëzit atje duhet të dalin edhe për fëmijët e tyre, për studentët, që kanë dy muaj që protestojnë. Duhet të dalin edhe për banorët e Unazës së Re, apo të Bulevardit të Ri apo të Shkozës, sepse sot atyre po iu prishet shtëpia, por nesër ai vjen në mes të Tiranës ta prish shtëpinë, siç po bën pallatin atje të Presidenca. Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, që është shumë i thjeshtë: Ka ardhur koha që të ngrihemi të gjithë për të pasur një Shqipëri të barabartë”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb