SLLOVAKI

Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak dha dorëheqje ditën e djeshme, pasi parlamenti sllovak hodhi poshtë një marrëveshje të OKB për migracionin, njoftoi Ministria e Jashtme sllovake.

Lajçak më herët paralajmëroi se do të linte punën e tij nëse kjo marrëveshje nuk do të kalonte.

Ai në kohën kur dokumenti mbi migracionin u miratua ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: