Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka folur sot në një intervistë për News24.

Bato Dalipaj u dhunua dje nga përgjegjësi i ndërmarrjes pasi nuk pranoi që të siguronte votat e familjarëve për PS, duke refuzuar kështu që të firmoste një formular se sa persona ishin në familje.

Dalipaj tha për gazetarin Ervis Kucci se gjatë natës ka pasur dhimbje të forta koke nga trauma. Ai tha se sapo kishte refuzuar që të plotësonte këtë formular, shefi i tij, Petrit Pëllumbi e kishte ndjekur në korridor dhe e kishte qëlluar nga pas.

“Gjatë gjithë natës kam pasur dhimbje të forta koke. Nuk pranova të plotësoj formularin që më dhanë. Formulari kishte të bënte me zgjedhjet. S’kam pasur konflikte të mëparshme me askënd. Në ketë punë kam 10 muaj, me kohë të pjesshme. Në ketë punë që bëj marr 12.000 lekë në muaj”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb