Refuzoi të jepte dorëheqjen në mënyrë konstante, nuk pranoi të largohej edhe atëherë kur i gjithë stadiumi e ofendoi në korr, kjo sigurisht për disa arsye: Shqipëria ishte një vitrinë shumë e madhe për Panuccin, kulmi i një karriere më shumë se sa modeste, si trajneri sigurisht, por në fund të fundit në Shqipëri nuk ishte për bamirësi, edhe Panucci kishte një kontratë nga e cila nuk dëshironte të largohej me vullnetin e tij. Italiani nuk pranoi as ofertën e fundit të Armand Dukës, të largohej vetë pas ndeshjes kundër Andorrës, në këto kushte e detyrojë presidentin e FSHF ti komunikonte shkarkimin në 4 të mëngjesit.

Duka Panucci
Duka Panucci

Panucci ishte i qartë që në fillim, Shqipëria për të nuk ishte një opsion për të fituar, fundja në karrierën e tij të jashtëzakonshme si lojtarë, kishte fituar shumë, detajet ekonomike nuk kishin shumë rëndësi për të. Nën drejtimin e Kombëtares, Panucci përfitonte 20 mijë euro neto në muaj, ndërsa pjesë e paktës së tij ishin edhe dy pjesëtarë të tjerë, të tre sebashku përfitonin 40 mijë euro.

Panucci
Panucci

Në kushtet ku palët nuk arritën të gjenin një kompromis e detyron FSHF ti paguajë kontratën deri në fund, kontratë e cila i skadon në nëntor. Nëse Panucci vendos të qëndrojë pushim deri atëherë, fatura që FSHF duhet të paguaj për këtë shkarkim nuk është aspak e vogël, 320 mijë euro. Vështirë të mendosh se Panucci do të qëndrojë pushim deri në nëntor pasi të shumta janë skuadrat italiane, kryesisht në Serie B, që kërkojnë shërbimet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: