Mesfushori me origjinë shqiptare i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, nuk është penduar që nuk pranoi të luante për kombëtaren e Shqipërisë ose për përfaqësuesen e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për “DailyMail”, ai ka thënë se Belgjika është vendi i tij pasi aty ishte lindur dhe rritur.


“Unë jam lindur në Belgjikë, jam rritur aty. Prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi im. Viti i parë ishte shumë i mirë, më pas u bë e vështirë”, u shpreh ish-futbollisti i Mançester Junajtidit, raporton PanoramaSport.



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: