Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një intervistë për “Barça One”, pak ditë përpara 125 vjetorit të klubit, bëri një bilanc të plotë të situatës financiare. Ndër të tjera, Laporta foli dhe për merkaton, për yjet e ekipit duke zbuluar një paraskenë të interesante në lidhje me Lamine Yamal:
“Na paraqitën një ofertë prej 250 milionë euro për Lamine, por e refuzova. Sipas Forbes klubi vlen më shumë se një vit më parë. Nuk jemi të detyruar të shesim, gjithçka varet nga merkato. Është e vërtetë që u largua Gundogan, por erdhi Dani Olmo. Ka disa lojtarë që po perfomojnë shumë mirë, lojtarë si Raphina apo Lewandowski. Jemi të lumtur”, u shpreh ndër të tjera Laporta.
(BalkanWeb)