Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim emocional gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke iu drejtuar qytetarëve dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetësit e rinj të partisë.

“Ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, atë të fitores sonë, të Shqipërisë madhështore. Betejë në të cilën do të ringrihemi sërish. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë. 12 vite ishin të varfërimit, vite në të cilat regjimi bëri gjithçka që të fshijë Shqipërinë pluraliste, të fshijë arritjet e mëdha rrugën e lirisë, kontributin e secilit për dinjitetin kombëtar.

Bëri gjithçka që mos keni as emër e as flamur, por ja ku jemi sot më krenarë dhe më të bashkuar së kurrë, të ngritur si Feniski, për të shkuar drejt fitores.

Ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë, me një betim solemn para saj, për ta nxjerrë atë nga kthetrat e këtij regjimi, për të rikthyer projektin e ëndrrave të bijve të saj.

12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar, 1 në 2 familje nuk ka një fëmijë në vatër. 700 mijë pensioniste qajnë, mijëra të sëmurë nuk marrin ilaçe, sot qindra e mijëra nuk marrin drejtësi, bizneset po falimentojnë dita-ditës, qndra e mijëra vende puna fshihen” – tha ndër të tjera Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb