Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Morgan Ortagus ka mbrojtur idenë e saj se regjimi i Bashar al-Asadit është përgjegjës për pengimin e procesit të Komitetit Kushtetues për Sirinë që vazhdon në Gjenevë.


“SHBA-të mbështesin përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Përfaqësuesit special të OKB-së, Geir Pederson për Sirinë, lidhur me përshpejtimin e punimeve të Komitetit Kushtetues për Sirinë. Parakushtet e regjimit të Asadit shkelin hapur rregullat e procedurës së Komitetit dhe vonojnë punimet e mbështetura nga Grupi i Astanas dhe ‘Grupi i vogël‘ për Sirinë”, tha në një deklaratë me shkrim Ortagus lidhur me takimet e Komitetit.


Sipas saj, zbatimi i rezolutës nr. 2254 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk do të jetë i mjaftueshëm. Ortagus thekson se krahas kësaj është e një rëndësie jetike edhe shpallja e armëpushimit në të gjithë vendin, lirimi i të burgosurve dhe përgatitja e mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në vend.


Takimet e Bordit hartues të Komitetit prej 45 personash ishin parashikuar të fillonin javën e kaluar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës, por për shkak të qëndrimit jo-konsensual të delegacionit që përfaqëson regjimin e Asadit, takimet nuk mundën të fillojnë as në ditën e katërt të tyre.

Bashkëkryetari i opozitarëve në Komitetin Kushtetues për Sirisë, Hadi al-Bahra para se të largohej nga OKB-ja tha se “Që nga fillimi i raundit të dytë ne kemi paraqitur 5 propozime brenda fushëveprimit dhe kompetencave të Komitetit Kushtetues dhe që të gjitha janë refuzuar nga regjimi”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb