Asnjë debutim në Venecia për regjisoren iraniane, Atefeh Jalali, e cila duhej të prezantonte filmin e saj të parë të shkurtër, ”Ajar”, shkruan corriere.it.

Aktorja Masoomeh Iranshahi dhe kolegu i saj Ibrahim Azizi u penguan të largoheshin nga Irani për shkak të temës politike të mbuluar në film dhe për shkak se aktorja kryesore nuk kishte veshur hixhab.

Lajmi u bë i ditur nga produksioni ”WeShort”.

Filmi i shkurtër ishte menduar të shfaqej në seksionin ”Orizzonti”.

Ajar tregon historinë e një gruaje dhe një burri të përfshirë në një lidhje jashtëmartesore që merr një kthesë të papritur, kur gruaja e burrit arrestohet gjatë protestave po atë natë.

Edhe pse bashkëshortja nuk shfaqet kurrë në ekran, prania e saj ndihet thellë, duke e shtyrë protagonisten të rishikojë jetën e saj dhe të largohet nga një rrugë hedoniste.

Filmi trajton temat e fajit, elasticitetit dhe fuqisë transformuese të solidaritetit mes grave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: