Duke shkelur zotimin e vet për armëpushim, regjimi i Asadit në Siri filloi një sulm tokësor, duke synuar fshatra të ndryshëm në provincën veriperëndimore të Sirisë Idlib.

Më herët ishte raportuar se forcat e regjimit sirian ishin pajtuar që të shpallin armëpushim të njëanshëm në zonën e deeskalimit në Idlib.

Sipas Qendrës Ruse për Pajtimin e Palëve që shërben si ndërmjetësues mes palëve që janë në luftë, forcat e regjimit sirian janë pajtuar që armëpushimi të hyjë në fuqi nga mëngjesi i 31 gushtit.

“Në mënyrë që të stabilizohet gjendja, palët ndërluftuese kanë arritur një marrëveshje për armëpushimin”, pati njoftuar kjo qendër.

Por në vend që të zbatojnë armëpushimin, forcat e regjimit kanë nisur një sulm tokësor duke sulmuar civilët.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, përderisa gratë dhe fëmijët vazhdojnë të mbajnë barrën e plotë të konfliktit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb