TIRANË

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor regjistrimin në zgjedhje të partisë së Patozit, Bindjes Demokratike.

Sipas ankimimit të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdi Bodlli, PBDSH shprehet se vendimi i regjistrimit të BD është i paligjshëm dhe politik.

“BD nuk lejohet nga ligji të regjistrohet në zgjedhje. KQZ ka shkelur rëndë ligjin me urdhër politik. Po cënohen parimet për zgjedhje të ligjshme dhe të barabarta”, thuhet në ankimin e tyre.

Mësohet po ashtu se Kolegji Zgjedhor do të hedhë sot shortin për caktimin e gjyqtarëve në orën 13:30 në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb