Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3,475, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 524.871.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 226, teksa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.
Që nga fillimi i pandemisë, 2,854 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimet e pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e territorit janë 246. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 13,138 vdekje.