BERAT- Pesë punonjës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi në vitin 2012 kanë regjistruar 194 ha pyje në favor të 5 shtetasve. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal, pasi sipas akuzës ata i kanë dhënë abuzivisht shtetasit R.Xh 100 ha pyje në Velçan, ndërsa 94 ha pyje të tjerë janë kaluar në emër të 4 shtetasve.

Nisur nga kjo, seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
1. A.M, 51 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.
2. Sh.D, 54 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë hartografe nëZ.V.R.P.P Berat.
3. R.A, 46 vjeç, banues në Berat, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë në Z.V.R.P.P Berat.
4. Z.C, 29 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë ish Specialiste në Z.V.R.P.P Berat.
5. M.Sh, 28 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë ish juriste në Z.V.R.P.P Berat.

Pasi në vitin 2012 kanë regjistruar në kundërshtim me ligjin, 100 ha pyll në fshatin Velçan, në emer të shtetasit R.Xh, si dhe sipërfaqen prej 94 ha pyll, në emër të shtetasve B.L, Rr.L, H.B dhe K.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: