Rruga Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, me një gjatësi prej afro 43 kilometrash do të lehtësojë aksesin për të gjithë zonën.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantier, i cili do t’i japë një mundësi më shumë zhvillimit të mëtejshëm të Mallakastrës.
Investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike për gjithë zonën ku kalon gjurma e kësaj rruge.