Moldavia ishte testi më i rëndësishëm në 3 ndeshjet e mbetura, një ndeshje që vinte pas një humbje të pamerituar në Turqi që na nxori jashtë “Euro2020”, ishte një ndeshje e vështirë për tu përgatitur në aspektin psikologjik por ishte një ndeshje që duhej fituar për të dhënë më shumë besim një grupi që konsiderohet si e ardhmja e Shqipërisë. Edi Reja shijoi gjithçka prodhoi ky 90-minutësh, golat, lojën, debutimet, gjithçka shkoi në mënyrë perfektë:

“U treguam të zotë. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Në intervistën e tij për mediat pas fitores kundër Moldavisë, Reja u ndal edhe tek individë si Lorenc Trashi:

“Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu”.

Në fund, Reja nuk nguroi dhe një herë të vendos objektivin e fundit në këto kualifikuese, vendi i tretë:

“Kemi besim se do i shkojmë kësaj rruge deri në fund. Do tentojmë të pamundurën. Do të doja të bënim paraqitje shumë të mirë ndaj Francës, me qenë se është edhe inaugurimi i stadiumit. Objektivi jonë mbetet vendi i tretë. Iu thashë djemve përpara ndeshjes se duhet të kapim s’bën vendin e tretë, duhen 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës. Do mundohemi deri në fund, duhet të vazhdojmë me këtë rritëm”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: