Trajneri italian i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, në vijim të konferecës së tij preku dhe temën e rreshtimit të ekipit, ndërsa la të ditur se mund të ketë ndryshime. Gjithashtu ai u shpreh se nuk mund të zgjidhë çdo problem në kaq ditë, teksa u bëri thirrje tifozëve të jenë në stadium.

Formacioni
“Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë tre katër ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim”.

Islanda
“Në Islandë luajtëm zotëruam lojën, ata patën një rast dhe shënuan. Siç tha Hysaj ne duhet të vazhdojmë në rrugën e drejtë, të punojmë më fort”.

Problemet
“Nuk i zgjidh dot për një javë a 15 ditë. Do bëjmë maksimumin, po rritemi dhe në krahasim me ndeshjet e mëparshme kemi luajtur më mirë, besoj se jemi dakord për këtë pjesë. Është e qartë që nëse nuk vijnë rezultatet do kritikohem unë, por dua që njerëzit nesër të vijnë në stadium e të na mbështetin, duke pasur durim edhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në ndonjë moment”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb