Fitorja ndaj Turqisë është shansi i fundit për kombëtaren e Shqipërisë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në grupin H eliminator të Euro 2020. Një mision i vështirë, që Edi Reja e di mirë, por që do të luajë të gjitha kartat për të dalë me sukses nga transferta e Stambollit. Kjo do të thotë se tekniku do të rrezikojë më shumë, duke shtuar forcat sulmuese në formacionin që pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë.

1. Kunder Turqise Luajme Ne Sulm, Roshi Kthehet Ne Formacion
1. Kunder Turqise Luajme Ne Sulm, Roshi Kthehet Ne Formacion

Pavarësisht disa rezervave mbi gjëndjen e lojtarëve, trajneri kuqezi duket se ka zgjidhur dilemat e fundit, më e rëndësishmja në krahun e djathtë pas mungesës së Elseid Hysaj. Pikërisht këtu nis edhe guximi i Rejas, që me shumë mundësi do t’i besojë Odise Roshit.

Formacioni Frame 11 Tetor
Formacioni Frame 11 Tetor

Mesfushori fierak ka shfaqur disa probleme në kavilje, por është gati të marrë një rol që kërkon sakrifica dhe aspak natural për të. Në modulin e preferuar 3-5-2, trajneri ka zgjedhur edhe treshen e mbrojtjes që do të rreshtohet përpara Strakoshës. Kumbulla duhet të presë për të debutuar, teska Dermaku ka fituar kuota në krah të Gjimishitit dhe Ismajlit.

1. Dilemat E Edi Reja, Me Apo Pa Roshin Ne Formacion
1. Dilemat E Edi Reja, Me Apo Pa Roshin Ne Formacion

Nuk ka supriza në mesfushë dhe lartë. Gjasula ka detyrë të vendosë ritmin e skuadrës kuqezi, ndërsa bashkë me të luajnë titullarë Bare dhe Memushaj në rolin e kapitenit. Ashtu siç pritej, sulmi do t’I besohet dyshes Cikalleshi-Manaj, që bënë një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e fundit kundër Islandës në “Elbasan Arena”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb