Reklamat televizive ndonjëherë shërbejnë që përtej mesazhit të shpëtojnë dhe jetë njerëzish. E tillë është historia e 12-vjeçar që shpëtoi motrën e tij teksa po mbytej.

Ty Rees shfrytëzoi aftësitë që i kishte mësuar nga reklama e spitalit St Johns, ku përmes lodrave, shpjegohet se si bëhet një proces shpëtimi.

Ai i aplikoi formën e shpëtimit, kur motra tij Star Tyack, gëlltiti tri monedha. Djaloshin e zuri paniku dhe kërkoi ndihmën e nënës, por menjëherë e ktheu motra me fytyrë nga dyshemeja dhe filloi të godas në shpinë. Për fat të mirë, vajza i nxori nga goja monedhat që i kishte përpirë pa dashje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: