ABU DHABI- Nicole Kidman është vënë në shënjestë nga sindikatës amerikane që përfaqëson mbi 25 mijë stjuardesa. E gjithë kjo për shkak të një reklame që ajo ka xhiruar.

Reklama ishte bërë për kompaninë ajrore “Etihad Airways”, e ishte xhiruar në Abu Dhabi. Pas reklamër erdhi reagimi i menjëhershëm i Laura Gleding, kryetare e Shoqatës së stjuardesave profesionale.

Sindikata vë në dukje se kompania për të cilën ka punuar Kidman, është e njohur me diskriminimin ndaj punëtorëve, po ashtu edhe kompanitë ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shembull për këtë janë rastet e shpeshta të largimit nga puna të stjuardesave kur merret vesh se ato janë shtatzëna.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: