Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në “Twitter” pasi eurokomisioneri për Zgjerim Për Ballkanin Perëndimor Johanes Hahn tha se Komisioni Europian rekomandon hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Balla ka falënderuar të gjithë eurodeputetët.

  • foto galeri

“Ju faleminderit Parlamenti Europian, Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, Johanes Hahn, Davic McAllister, Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Cristian Preda, Kati Piri,  Ivo Vajgl, Dr Charles Tannock dhe kolegë të tjerë të PE për rekomandimin e qartë për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Balla.

Ndërkohë përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

“Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian (vendet anëtare të BE), një vlerësim politik që në disa vende përfshin edhe konsultimin e parlamenteve kombëtare. Këshilli Europian do të përcaktojë edhe datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare.

Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë europiane.

Ashtu siç e theksuan sot Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Mogherini, Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete?.

Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë cdo ditë ndaj implementimit të saj.

Rekomandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste?????për të vazhduar në rrugën e reformae.” -shkruan Balla në facebook.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb