Forcimi i besimit në sistemin gjyqësor, intensifikimi i reformave në lidhje me Bashkimin Evropian dhe plotësimi i ndryshimeve kushtetuese, janë rekomandimet kryesore që përmban Draft Raporti për progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së nga “Pakoja e Zgjerimit” të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht duhet të miratohet sot dhe të publikohet sot pasdite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Krahas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Raporti thekson nevojën e “zbatimit në mirëbesim” të marrëveshjeve dypalëshe me vendet fqinje, pra Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë.

Dokumenti bën thirrje për intensifikimin dhe ritmin e reformave në lidhje me qasjen ndaj BE-së, mbi të gjitha për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë, si dhe kryerjen e hetimeve, ndjekjeve penale dhe përfundimin e proceseve të gjata gjyqësore që lidhen me “persona të profilit të lartë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: